Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se në VV-së në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. Kurti ka shkruar në Facebook se VV po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen.
Ata që u anëtarësuan janë: Rrezarta Berisha, transfuziologe; Fazli Shala, kirurg; Rifat Dreshaj, kirurg; Besnik Ibraj, mjek emergjent; Sylë Nikqi, gastroenterolog; Valentina Ademaj, infermiere; Valon Shala, neurolog; Selman Kelmendi, anestezist; Reshat Emra, kardiolog; Fahri Hasan, pulmolog; Driton Berisha, farmacist; Besnik Gjikolli, farmacist.