Nga Mero Baze

Data 30 duhet të jetë një numur ters për Lulzim Bashën, por që mund ti kthehet mbarë në të ardhmen. 30 qershori i vitit të kaluar, ishte hera e fundit kur Lulzim Basha përdori shantazhin dhe kërcënimin, si mjet politik dhe dështoi. Disa muaj më parë 30 qershorit, dogji mandatet e deputetëve me shpresë se shumica do gjunjëzohej.

Kur e pa që deputetët e zëvendësuan, bëri një akt tjetër final vetvrasës, duke ikur dhe nga zgjedhjet lokale. Edhe ata u zhvilluan.

Pas kësaj ai e nxorri Partinë Demokratike në rrugë, pa asnjë deputet dhe pa pushtet lokal.

Beteja e tij kundër 30 Qershorit, udhëhequr dhe “garantuar” nga Ilir Meta, i cili u kishte premtuar fuqinë e dekretit të tij, dështoi dhe ndëshkoi rënd, si asnjëherë më parë në historinë e politikës shqiptare, një parti të madhe, duke e kthyer në parti rrugësh.

Pasojat e kësaj humbje të hidhur Partia Demokratike vazhdon ti përjetoj.

30 Korriku është pasojë e 30 Qershorit. Nëse Lulzim Basha nuk do kishte ikur nga parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale, si pjesë e një aksioni për të deinstitucionalizuar politikën shqiptare, sot nuk do kishte 30 korrik dhe as ndojë shans që të rikthehej normaliteti elektoral në Shqipëri, duke votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore me një listë të përbashkët.

Por mbi të gjitha, 30 Korriku tregi se Lulzim Basha dhe Ilir Meta e kanë kuptuar dhe e kanë ndjerë thellë, se çfarë kanë bërë një vit më parë.

Dëgjova reagimet e tyre dhe sot mu dukën normale. Lulzim Basha mu duk më i pjeku,r më i qart, dhe më i vetdijshëm se çfarë i ka bërë PD. Nuk përsëriti më ato marrëzitë e mëparshme, të tipit “nuk do hyjë në zgjedhje”, “do përmbysim me dhunë” etj. Tha ato budallallëqet e zakonshme që nuk e njeh 3o korrikun, siç nuk do njihte 30 Qershorin, por ato i kuptoj. E kuptoj bile dhe trimërinë e Metës që i thotë mos guxo të provokosh më, apo premtimin e Bashës se do fus në burg Edi Ramën. Dhe unë nuk besoj se Rama ka nevojë ti provokojë më. Rëndësi ka që këtë rradhë u bindqn të futen në fushatë elektorale, se herë tjetër dhe sikur ta shikonte dikush me inat në rrugë iknin nga zgjedhjet.

Po ashtu Ilir Meta pritej që sot të bëhej sovranist dhe u bë, duke mos fshehur dëshpërimin që dhe Bundestangu ishte dakord me 30 Korrikun.

Po ashtu Basha e ka pasur pak të vështirë tua shpejgojë ekipit të afërt reagimet e Parlamentit Evropian, atë të relatores së Shqipërisë në Parlament Evropian, të relatorit të Bundestagut në Parlament Evropian etj, të cilat pranoin 30 Korrikun dhe shprehnin keqardhej për mungesën e konsesusit të opozitës.

30 Qershori i vitit të kaluar, është ende i freskët për të kuptuar, se këtë 30 korrik e kanë dhuratë prej tij. Eshtë çmimi i hidhur që duhet të pagauj çdo udhëheqës, kur humbjet i shpall fitore dhe dështimet i shpall suksese. Ndaj PD është më e fituar këtë 30 Korrik, pasi, e para e kupton që nuk ka fituar gjë dhe e dyta e kupton se çfarë ka humbur nga marrëzi e vitit të kaluar. Tani e treta e vërteta çfatë të kenë. Rëndësi ka që një hap të madh e kanë hedhur. E kanë kuptuar se kur djeg mandate e dhuron pushtet, nuk të pyet më njeri.