Sa rëndësi ka familja për ju? A jeni personi që do zgjidhnit çdo herë ata dhe jo shoqërinë? Disa shenja të horoskopit bëjnë pikërisht këtë. Ata e dinë se miqtë vijnë e shkojnë por familja është përgjithmonë. Këto janë shenjat që nuk e marrin lidhjen familjare me lehtësi:
Dashi: është një mik i mrekullueshëm, por nqs i jep atij mundësinë për të zgjedhur miqtë ose familjen, gjithmonë do të zgjedhë familjen të parën. Ai është shumë i bindur se çfarëdo të ndodh në jetë, familja do të jetë atje për të. Është padyshim njeriu që beson se miqtë do të vijnë dhe do shkojnë, por familja është përgjithmonë.
Demi: është një tjetër prej shenjave në grupin që familjen e kanë të parën. Ai është gjithashtu një mik i mrekullueshëm, beson se jeta është e vlefshme vetëm kur je i rrethuar nga njerëzit më të mirë. Miq? Sigurisht, por ndoshta jo aq intensiv sa familja.
Gaforrja: është ajo që gjithmonë mban shtëpinë dhe familjen e tij/e saj pranë zemrës . Pa marrë parasysh se ku e con jeta, ajo gjithmonë do të ketë një marrëdhënie të ngushtë me familjen. Këta janë njerëzit që e kanë ngritur, e kanë dashur dhe i kanë mësuar se si të jetë personi që ai/ajo është sot natyrisht, do të t’i mbajë ato sa më afër.
Bricjapi: po të pyesni Bricjarin kë do të vinte të parët familjen apo miqtë, ai gjithmonë do të thotë familjen; çdo herë dhe pa hezitim. Bricjapi është një shenjë shumë e orientuar nga familja që beson se lidhja e gjakut është shumë e rëndësishme – në thelb, ai e di që familja është ajo që i ka mbërthyer përgjithmonë. Në fakt, ai i drejtohet familjes për gjithçka; këshilla, ndihmë, ti e emërove.