Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi sot se 400 milionë shtesë do të shkojnë për financimin e Skemës së mbështetjes në Bujqësi me Aktin Normativ të Buxhetit 2020.

Duke e vlerësuar Skemën Kombëtare për mbështetjen e fermerëve, Denaj tha se “mbështesim bujqësinë dhe prodhimin vendas”.

Buxheti i shtuar i qeverisë në masën 400 000 000 lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2020, i është bashkëngjitur fondit të mëparshëm prej 743 900 000 lekësh, duke shtuar ndjeshëm financimin e duke bërë përfitues një pjesë të madhe të aplikantëve që kualifikohen dhe që s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.

Deri tani janë 2964 fermerë aplikantë të kualifikuar parapakisht si përfitues të Skemës Kombëtare për mbështetjen për Bujqësinë 2020, për sektorin e blegtorisë.