Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Ahmetaj zhvilluan inspektimet në Bubq i cili është kthyer në kantier rindërtimi për godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama siguroi se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shtëpi do të pajisen me kontrata që të dinë çfarë u takon, si dhe të ndjekin fazën e punimeve.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi theksoi se me fazën e parë plotësohen 45% e nevojave të njësisë administrative Bubq kurse Ahmetaj shtoi se qendra komunitare u shërben 8 mijë banorëve dhe jo vetëm fshatit. KRYEBASHKIAKU I KRUJËS, ARTUR BUSHI: Këtu fillojnë punimet për 45 apartamente në pallate, dhe 132 të tjera. Sigurohet 45% e nevojave të njësisë administrative pasi numri i përgjithshëm është 300.

EDI RAMA: Padurimi më i madh bëhet çdo ditë, por padurimi i pakuptueshëm është për ata që s’kanë lidhje me këtë process, që kritikojnë, jo se kritikojnë është fjalë e madhe, por mallkojnë e këshillojnë pa lidhje. Qytetarët do kenë kontrata derisa t’i përfundojë banesa do kenë kontratën, do të jenë të gjithë me kontrata që tëp resin vazhdimin dhe përfundimin dhe ta dinë se çfarë do marrin. ARBEN AHMETAJ: I shërben 8 mijë banorëve, kthehet në qendër komunitare pasi dhe Bubqi nuk ka një të tillë.