Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Java” në RTSH, th se karakteristikat e epidemisë në vendin tonë janë të njëjta si në vendet e rajonit apo në botë.
Ka një rritjet të numri të rasteve të prekura për arsye të rihapjes. Për shkak të kalimit nga një moment nën masa të shtrëngruara apo të izoluar dhe virusi e gjente të vështirë të përhapej, në një situatë tjetër ku u rrit intensiteti i virusit, për arsye të rritjes së kontakteve, grumbullimeve, pjesmarje në gëzime dhe hidhërime. Këot kanë sjellë një rritje të rasteve”, tha Manastirliu.
Manastirliu duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në studio tha se qeveria shqiptare ka garantuar që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur dhe të garantohen kapacitetet spitalore.
“Kemi garantuar që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur. Të mos u mungojnë materialet e mbrojtjes personale. Kemi garantuar që kapacitetet tona spitalore të mos jenë të kufizuara. Kemi sot 550 shtetër të dedikuar. Kemi më shumë pajisje në terapi intensive, duke filluar nga respiratorët, monitorët, gjilpërat elektrike. Na shërbeu periudha e parë edhe për t’u përgatitur. Por ishte edhe një sakrificë e njërëzve e cila nuk duhet të lejojmë të shkojë dëm. Sjellja individuale është përcaktuese”, tha Manastirliu.