Shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, kanë ardhur sot si ndihmë për vendin tonë nga Italia fqinje. Për këtë ka reaguar edhe presidenti Meta i cili shkruan se: Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë që përherë ka qenë e para për të na ndihmuar bujarisht sa herë kemi përjetuar kriza dhe tragjedi të mëdha!
“Falenderim dhe mirënjohje të thellë Italisë sonë të dashur për ekipin e përbërë nga shtatë mjekë e infermierë, si dhe për 500 mijë maska kirurgjikale, që ka dërguar sot si ndihmë për Shqipërinë, me qëllimin përballimin e pasojave të COVID-19. Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë që përherë ka qenë e para për të na ndihmuar bujarisht sa herë kemi përjetuar kriza dhe tragjedi të mëdha!
Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!
GRAZIE DI CUORE! ??❤️??”, shkruan Meta.
Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga shtatë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore. Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid. Grupi përbëhet nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria. Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve në Aeroportin e Rinasit ka mbërritur edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale në ndihmë të vendit tonë