Fundjava ka nisur dhe bashkë me të edhe “zbarkimi” i turistëve nga Kosova, të cilët zgjedhin që të pushojnë në bregdetin shqiptar. Vetëm mëngjesin e sotëm, nga ora 05:00 deri në orën 07:00, kufirin e kanë kaluar plot 8 mijë qytetarë. Mësohet se mijëra qytetarë të Kosovës, duke respektuar edhe masat e sigurisë i janë drejtuar bregdetit, ku ndrë më të preferuarit kanë qënë Durrësi dhe Shengjini.
“Po shkojmë për në Shqipëri, në Durrës të bëjmë pak pushim. Jemi duke u ruajtur sepse duhet të kemi kujdes,”-shprehet një prej tyre. Përveç makinave personale, vihet re edhe një numër i lartë i autobusëve, të cilët respektojnë kushtet dhe masat anticovid. Fluksi i lartë i qytetarëve që duan të hyjnë në Shqipëri, ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhën kilometrike të krijuar.