Edhe pse ka sulmuar listat e hapura, Lulzim Basha nuk ka pranuar të komentojë nëse do të hyjë në zgjedhje me një variant të tillë.
I pyetur nga gazetarët, Basha tha se sot ka dalë në konferencë jo për këtë pyetje, por për të deklaruar se do ta luftojë hapjen e listave në mënyrë të njëanshme nga Rama.
“Sot jam para jush që t’a bëj të qartë se do ta ndalim këtë marrëzi. Interesi i një njeriu për pushtet nuk do ta mbajë peng integrimin e vendit.
Së bashku me partnerët ndërkombëtarë dhe shqiptarët nuk do ta lejojmë të ndodhë dicka e tillë” – tha ai.