Me shtimin e rasteve pozitive me COVID-19 në vend, pyetja që po mundon qytetarët është nëse do të mbyllen sërish në karantinë apo jo. Ministrja Manastirliu e ftuar në “Top Talk” ka folur pikërisht për dilemat e mbylljes, duke u shprehur se nuk parashikohet një mbyllje, por se gjithësesi duke parë numrin e lartë të rasteve ekspertët e shëndetësisë po bëjnë vlerësim dinamik në terren.

“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën, Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat.

Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura.”, tha ajo