Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e njohur kosovare, Kida ka qenë e ftuar në programin ‘Nin’ me Alaudin Hamitin. Këngëtarja ka folur më shumë për projektin e saj më të fundit të titulluar ‘PP’ në bashkëpunim me Mozzik. Kida nuk i ka shpëtuar dhe pyetjeve ngacmuese të Alaudinit, i cili i ka pohuar se në momentin kur këngëtarët publikuan foton e parë me duart e bashkuara, u dukën sikur ishin në një lidhje bashkë.

Thashethemet për një marrëdhënie intime mes dy këngëtarëve të njohur nisën pas bashkëpunimit të tyre të dytë. Kida ka treguar se gjithçka ka qenë për të realizuar një ngjarje sa më reale në klip dhe se midis saj dhe Mozzik nuk ka asgjë.

Hamiti e pyeti dhe nëse ish-partnerja e Mozzik, Loredana i ka shkruar për këngën e re. Kida tregoi se ajo nuk i ka shkruar deri më tani, megjithatë ajo vazhdon të ruajë një marrëdhënie normale me të, edhe pas ndarjes nga Mozzik.

Ndërsa u tregua shumë e rezervuar për jetën private, pranoi se ka qenë e dashuruar. “Po kam dashuruar. Jam njeri,”- u shpreh këngëtarja. Pyetjes se çfarë pëlqen më shumë tek një mashkull iu përgjigj: “Dhëmbët i kam pikë të dobët, nuk e di pse. Dhëmbët, sytë, flokët. Më pëlqejnë djemtë me flokë të shkurtra.”