Një foto e Adrola Dushit me Capital T bëri bujë sot në rrjetet sociale, pasi dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Shoqëruar me një emoji zemre nga Capital T, ky postim u pëlqye nga mbi 100 mijë vetë për të mos folur për mijëra komentet që kanë shpërthyer në profilin e reperit. Kjo foto erdhi menjëherë pas fjalëve se modelja po shijon një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.
E pyetur për këtë, Adrola Dushi tha ekskluzivisht për “iconstyle.al”, se nuk është i vërtetë lajmi i romancës me djalin nga Kosova. Modelja bukuroshe mohoi lidhjen me Gashin, për të cilën mediat shkruanin se është konsoliduar dhe se dyshja po shkon drejt martesës. Dhe tani që u siguruam që Adrola nuk është në një lidhje me Albin Gashin, le të shijojmë foton e ëmbël me Capital T. Një pjesë e mirë e fansave dëshirojnë t’i shohin bashkë, por ka shumë nga ata që mendojnë se janë thjesht shokë! Nuk e dimë nëse po kurdisin ndonjë projekt ata të dy, por marrëdhënia e tyre shoqërore është parë edhe në ditëlindjen e modeles, ku Capital T ishte i pranishëm!
E pyetur për Capital T, Adrola zgjodhi të mos flasë! Dyshja ia arriti qëllimit sot që të mbushë kryetitujt e mediave, por për më tepër informacion, me sa duket do t’ia lëmë kohës ta tregojë!