Capital T dhe modelja Adriola Dushi janë përfolur se janë në një marrëdhënie dashurie pas një fotoje të publikuar nga këngëtari. Ai e shoqëronte foton me një zemër me shigjetë, ndërsa dje Adrola tregoi se ishte pjesë e klipit të këngës së re të Capital T.

Ajo shprehte kënaqësinë e të qenit pjesë e këtij klipi, ndërsa një komentues nuk i ka pritur mirë aludimet për lidhje dashurie.

“E ke një çun, t urp t’kesh”, shkruan komentuesi, por modelja nuk ia ka përtuar dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje.

“Për ça duhet t’më vijë tu rp?”, e pyet ajo, ndërsa komentuesi nuk e ka vijuar replikën, por të shumtë kanë qenë personat që kanë dalë në mbrojtje të modeles.