Sara dhe Ledri janë padyshim çifti më i komentuar i momentit, sidomos pas lajmeve për shtatzëninë e Sarës. Ata janë ndër të preferuarit e publikut dhe si të tillë lajmi u prit shumë mirë nga fansat, por ende mungon një reagim zyrtar nga çifti. Nga ana tjetër, nëna e Ledrit, Xheraldina, ka zbardhur disa të pathëna ditën e sotme, teksa ishte në një intervistë për “Pushime on Top”, ku nuk i ka kursyer superlativat për nusen e saj, të cilën nuk e konsideron si të tillë. Ajo tha se në të vërtetë i duket sikur Sara është rritur në familjen e tyre.

“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, është shprehur Xheri, në intervistën e zhvilluar në shtëpinë e saj në Brezovicë. Megjithatë, shumë funny duket të ketë qenë takimi i parë mes tyre, kur ajo ende nuk e dinte se Sara dhe Ledrin ishin në një lidhje.

“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore. Jo vetëm Sara, por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit dhe une thashë do Zoti qenka ajo se është si pëllumb. Ledri është pak natyrë introverte, edhe pse shumë i dashur. Ledrit s’mund t’ja nxjerrësh fjalët nëse nuk do ai vet.” Ajo ka treguar gjithashtu se si gatuan Sara dhe cili është specialiteti që nusja do ta provojë gjithmonë.

“Në të vërtetë edhe Sara gatuan shumë mirë. Ushqimet moderne dhe “healthy food“ i ka pikë të fortë. Quinoan, avokadon i bën në mënyra të ndryshme, ndërsa unë gatuaj ushqime tradicionale dhe Sara vdes për piten time me spinaq dhe lecenikun tim”, është shprehur në këtë intervistë të parë në statusin tashmë të konfirmuar të vjehrrës, Xheraldina Vula.

Nëse po prisnit të na thoshte diçka për faktin që do bëhet gjyshe, jo, këtë herë na e kurseu këtë.