Kompania ajrore flamurmbajtëse shqiptare Air Albania do të nisë fluturimet drejt Frankfurtit në Gjermani. Sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë, bëhet e ditur se nga data 20 korrik do të nisin fluturimet drejt Frankfurtit.

Air Albania nisi shtatorin e 2018 për herë të parë fluturimet nga Tirana drejt Stambollit e anasjelltas dhe në vazhdim edhe drejt destinacioneve të tjera europiane.