Këtë javë, kompania shqiptare flamur-mbajtëse “Air Albania” lajmëroi rifillimin e fluturimeve vajtje-ardhje në 10 destinacione nga Tirana. Tashmë udhëtarët mund të rezervojnë për në Stamboll, Romë, Milano, Bolonja, Pisa, Verona, Bergamo, Frankfurt dhe Londër.
“Air Albania” është shquar që në momentin e parë të prezantimit me tregun shqiptar, për shërbimet e saj të ekselencës, por të ofruar me çmime ekonomike. Kështu, edhe këtë sezon të ri fluturimesh, ajo do të vazhdojë të ofrojë për pasagjerët e saj përfitime si: bagazhe deri në 30 KG FALAS, rezervimin e vendit FALAS, ushqimin cilësor në bord FALAS. Gjithashtu, ndryshe nga shumë operatorë të tjerë, “Air Albania” ofron edhe check-in FALAS për klientët e saj.
Vëmendje kërkohet nga pasagjerët që udhëtojnë drejt vendeve të BE, të cilët duhet të kontrollojnë për kushtet e udhëtimit të vendosura nga aeroportet respektive.
Mesa duket motorët e konkurencës në sektorin e aviacionit civil janë rindezur dhe “Air Albania” duket e vendosur të ruajë udhëheqjen e saj në këtë treg me ofertat më të mira.