Aktorja e famshme, Jennifer Aniston si dhe shumë të tjerë në këto ditë, ka vendosur të japë mesazhin e saj për të sensibilizuar njerëzit që të vendosin maska dhe të respektojnë rregullat e distancimit social për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ajo ka publikuar foton e një miku të saj të shtruar në spital, për të cilin thotë se nuk ka pasur asnjë sëmundje të mëparshme dhe përfundoi në terapi intensive në gjendje të rëndë i intubuar.
Ai quhet Kevin, foto është shkrepur në reanimacion, dhe ai ka qenë krejtësisht i shëndetshëm para infektimit. Pas mesazhin të dhënë aktorja sqaron se fotoja është realizuar në fillim të prillit dhe fatmirësisht shoku i saj po e merr veten. “Ky është shoku ynë Kevin. Pa asnjë problem të mëparshëm shëndetësor. Ky është Covid-19. Ai është i vertetë. Ne nuk mund të jemi kaq naivë të mendojmë se mund ta mposhtim këtë … nëse duam që kjo të përfundojë ju lutem vendosi maskat.
Thjesht mendoni për ata që janë duke luftuar me këtë virus të tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj dhe mbi të gjitha veten tuaj sepse Covid-19 prek të gjitha moshat.Kjo foto është bërë në fillim të prillit. Falë Zotit ai tani është duke e marr veten dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja”- shkruan aktorja e njohur