Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustun, i ka dhënë fund prej disa muajsh marrëdhënies së saj 3-vjeçare me partnerin Umut Evirgen. Megjithëse aktorja nuk foli asnjëherë për ndarjen e saj, mediat turke bënë të ditur se ajo dhe Evirgen s’janë më bashkë, si dhe treguan se arsyeja e ndarjes së tyre ishte xhelozia. Duke qenë se prej disa muajsh kryefjala e mediave ka qenë lajmi i ndarjes së saj, Tuba ka vendosur që më në fund të thyejë heshtjen.
Për të gjithë fansat e saj, aktorja ka treguar sot se historia 3-vjeçare e dashurisë ka përfunduar. “U ndava me Umut disa muaj më parë. Prezenca dhe rëndësia e tij në jetën time kanë një peshë të madhe. Mendoj se privatësia jonë duhet të respektohet. A nuk e meritojmë ne artistët respektimin e privatësisë si qenie njerëzore?”- u shpreh aktorja duke hequr kështu çdo dyshim. Rikujtojmë se Tuba është mama e dy vajzave nga martesa e saj e mëparshme.