Deputeti socialist, Alket Hyseni, i ftuar në studion e A2 CNN, ka folur në lidhje me situatën politike në vend, dhe debatet për Reformën Zgjedhore. Referuar qëndrimeve të opozitës kundër heqjes së koalicioneve parazgjedhore, Hyseni tha se do t’iu duhet shumë kohë për të nxjerrë një formulë që t’i nxjerrë fituese.
“Do t’iu duhet shumë kohë t’iu dalë matemtika, PD e krahason këtë me rezultatin e tyre. Do t’iu duhet shumë kohë për të nxjerrë një formulë që ti nxjerrë fituese.
Kalkulimet janë, ne nuk jemi këtu që të fitojë PD. Ne kemi shqëtesim vetëm të cojmë përpara reformat dhe të dhënat tregojnë se ne qëndrojmë akoma si forca e parë”-tha ndër të tjera Alket Hyseni.