Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri, i ka rimbushur bateritë dhe është në kërkim të një projekti të ri, siç thotë ai, për të garuar dhe për të fituar. Gjashtë herë fituesi i Serie A i ka dhënë fund pushimit dhe të qenet larg futbollit dhe tani thotë se nuk ka rëndësi se në cilën skuadër i rikthehet këtij sporti, transmeton Gazeta Express.
“Kam pushuar, i kam rimbushur bateritë dhe kam qëndruar me familjen time në Livorno”, tha Allegri për Marca.
“Nuk ka rëndësi ku, jam në kërkim të një klubi i cili dëshiron ta ndajë projektin me mua dhe i cili ka ambicie për të garuar dhe për të fituar”, shtoi ai. I pyetur nëse i pëlqen La Liga, Allegri u përgjigj: “Kush do të përgjigjej me jo në këtë pyetje? Askush”.