Procesi i amnistisë fiskale dhe penale për legalizimin e pasurive të padeklaruara do të zhvillohet përmes procedurave online, jo vetëm për të shmangur kontaktin fizik në sportele, por dhe për t’i dhënë mundësi emigrantëve jashtë Shqipërisë që të përfitojnë. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se individët dhe bizneset për të përfituar nga amnistia fiskale do të kryejnë aplikimin online përmes një formulari që do të vihet në dispozicion.
Gjatë diskutimit në parim të p/ligjit për amnisti fiskale e penale, Ibrahimaj bëri të ditur se kjo krijon edhe një siguri më të lartë për subjektet që do të përfshihen në këtë proces, pasi nuk lihet gjykimi i procesit në dorë të një individi, por të sistemeve. “Aplikimi online është një garanci shtesë e verifikimit, pasi nuk lihet gjykimi në një dorë të vetme por varet nga sistemet”, deklaroi Ibrahimaj. Drejtorja e Administratës Tatimore tha se kemi një tërësi sistemesh, në ministrinë e Financave, Drejtësisë, Gjendjen Civile, Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave, apo dhe Hipotekën të cilat ndërthuren dhe komunikojnë.
“I gjithë ky komunikim do të kryhet me qëllim që zbatimi i nenit 6 i këtij p/ligji të garantohet nga sistemet dhe të mos lihet në gjykimin e një individi”, theksoi Ibrahimaj. Ajo po ashtu bëri të ditur se parimi i vetdeklarimit do të respektohet