Francesco Vaia, drejtor në Institutin ‘Spallanzani’ në Romë ka deklaruar se “Mosha mesatare e të infektuarve po zvogëlohet” dhe iu ka bërë thirrje të rinjve të dëshmojnë se janë pjesa më e mirë e shoqërisë”. Në një apel për të rinjtë në ‘Facebook’, Vaia ftoi të rinjtë të mos ishin më pjesë e tubimeve dhe festave, duke pasur parasysh se “mosha mesatare e të infektuarve ka rënë”.

“Të dashur të rinj, tregoni se jeni pjesa më e mirë e kësaj shoqërie, kurrë më tubime, ju lutem!”

“Drejtojeni këtë luftë duke qenë ju në ballë të saj. Demonstroni se ne mund t’i zbatojmë rregullat me disiplinë dhe ndjenjën e detyrës. Kushtojini vëmendje mënyrës së formimit të infeksioneve të reja, mbroni veten, prindërit dhe gjyshërit tuaj me një ndjenjë përgjegjësie. Mbaj lart vigjilencën! Ne do të dalim nga kjo situatë gjithashtu falë forcës dhe dëshirës tuaj për të ndërtuar një botë më të mirë së bashku”. Mosha mesatare e pozitivëve Covid-19 po zvogëlohet. Në muajin e fundit ajo është nën 18 vjeç. Tani të rinjtë e prekur përfaqësojnë 9.43% të rasteve të reja.

“Ulja e moshës së prekur nga Covid tani është e dukshme – shpjegoi Vaia në një intervistë për gazetën italiane ‘Il Messaggero’ teksa theksoi gjithashtu se shifrat janë një kambanë e re alarmi dhe na fton të gjithë të jemi më të kujdesshëm”.