Arbana Osmani është padyshim një nga emrat më të dashur të publikut shqiptar. Me një karrierë disavjeçare në televizion moderatorja e njohur është kthyer në një nga figurë emblematike. Krahas televizionit, jemi njohur edhe me pasionin e saj për kuzhinën, teksa vetë moderatorja ndan herë pas here recetat me ndjekësit e saj në Instagram. Pa harruar faktin se ka publikuar dy libra gatimesh. Ditën e sotme Arbana ka vendosur të realizojë një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur nga një fanse: “Pse nuk hap një restorant?”.
Dhe nga përgjigja e saj kuptuam se e paska në plan diçka të tillë për në të ardhmen e afërt madje. ” Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët”, ka shkruar Arbana. Nuk dihet nëse do i përkushtohet me kohë të plotë biznesit apo do e menaxhojë njëkohësisht me punën në televizion por mbetet për tu parë. Moderatorja ndodhen në muajit e fundit të shtatzënisë dhe mesa thuhet lart e poshtë do sjellë në jetë një djalë.