Vetëm 4 ditë më parë u publikua bashkëpunimi i shumëpritur, mes Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezajt. Një këngë ritmike e gërshetuar me fjalë të freskëta vere menjëherë vodhi vëmendjen e të gjithëve, duke u dëgjuar gjithandej, e kjo e bëri të mundur që vetëm në pak ditë ky bashkëpunim të numërojë 4 milionë klikime në Youtube.

Së fundmi ka qenë vetë Ardiani ai i cili nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram” ka treguar se melodia e kësaj kënge është duke u dëgjuar masivisht edhe në Zvicër, ku është e para ‘on trending’. Por nuk mbaron këtu, pasi kënga po ashtu është e para edhe në Lihtenshtein dhe e dyta në Maqedoni, çka përkthehet në një sukses të jashtëzakonshëm për dyshen, kur kënga ka vetëm 4 ditë që është publikuar. Padyshim që artistët duhet të jenë shumë të kënaqur për këtë arritje të rradhës. Kujtojmë se bashkëpunimi i parë i tyre, me titull ‘Çika çika’ numëron 104 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.