Marrëdhënia e Arilena Ara me menaxherin e saj Popi Kola përflitej prej kohësh, por gjërat nisën të qartësoheshin përmes postimeve të tyre në rrjete sociale. Gjatë periudhës së izolimit, këngëtarja ka ndarë vazhdimisht foto me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqte hapur romancën me Popin.
Ndërkohë miq dhe të afërm të çiftit konfirmuan se dyshja e ka zyrtarizuar lidhjen, duke u prezantuar edhe te familjet e tyre si partnerë. Por, vetëm disa ditë më parë në festën e 22 vjetorit të Arilenës, ata i vunë vulën” çdo gjëjë duke pozuar edhe me pjesëtarët e familjes së secilit.
Tanimë, çifti i ri i showbizit ka nisur edhe pushimet sëbashku . Bukuroshja bionde dhe menaxheri i saj kanë publikuar një foto tepër të ëmbël në një jaht, që ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja u njoh me partnerin gjatë “X Factor Albania”, kur Popi punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.