Deri më 3 gusht, maturantët aplikojnë për universitetin që duan të ndjekin. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi se Akademia e Forcave të Armatosura, e shndërruar tashmë në institucion të arsimit të lartë është zgjedhja e duhur për të ardhmen. Duke shpërndarë të dhëna të dobishme, Xhaçka theksoi se ato vlejnë edhe për prindërit të cilët janë në kërkim të arsimimit të duhur për fëmijët.
Atë që ofron Akademia e Forcave të A rmatosura se ofron askush tjetër. Akomodim dhe ushqim falas për të gjithë periudhën e studimit. Tarifë studimi zero lekë në vit. Pagesë mujore ndihmëse për të gjithë periudhën e studimit. Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve.a