Arti shqiptar është në zi, pasi ka humbur dy njerëz mjaft të dashur dhe të njohur për publikun, dhe yje të skenës shqiptare.
Pas aktorit të mirënjohur fierak, Fuat Boçi, ka ndërruar jetë sot edhe humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj, në moshën 54-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.