Sulmuesi gabonez nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë apo jo kontratën me Arsenalin Pierre-Emerick Aubameyang e pranon se nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë qëndrimin në Arsenal apo jo, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi gabonez shkëlqeu në fitoren e “Topçinjve” ndaj Norëichit mbrëmë duke i realizuar dy gola dhe duke asistuar në golin e Granit Xhakës. Trajneri Mikel Arteta është i vendosur për ta mbajtur atë në ekip sa më gjatë të jetë e mundur.

Por, ish-futbollisti i Milanit dhe Borussia Dortmundit nuk e di nëse do ta vazhdojë apo jo kontratën. Sulmuesi i rrezikshëm i ka realizuar 19 gola këtë sezon dhe po shfaq formë të jashtëzakonshme.

Ëndërr e tij e kamotshme është transferimi në Real Madrid, ndërsa spekulohej për një interesim edhe nga ana e Barcelonës për të.