Në fillim të muajit qershor, moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bekuan me një djalë. Klea solli në jetë të voglin që e pagëzuan me emrin Krid, ndërsa sot djali i tyre ka festuar Bajramin e tij të parë. Megjithëse janë kursyer me portretin e të voglit, Klea ka ndarë herë pas here momente super të ëmbla me bebushin, i cili rritet dita ditës.
Sot, me rastin e festës së Bajramit, moderatorja ka publikuar videon më të adhurueshme të të birit, i cili luan duart e tij të vogla. “Gëzuar Bajramin e parë Krid! Të dua!”- janë fjalët e Kleas krahas videos që na zbuluroi ditën. Ende jemi kuriozë për portretin e Kridit dhe duam të zbulojmë sa më parë se cilit prej prindërve i ngjan më shumë!