Kreu i grupit të PS, Balla foli në Kuvend për reformën zgjedhore, ku tha se PS është e gatshme të diskutojë ndryshimet kushtetuese. Ai kërkoi edhe mbështetjen e opozitës parlamentare pasi mazhoranca siç ai u shpreh nuk i ka të gjitha votat.
“ Jemi të gatshëm dhe për vendosjen e një pragu kombëtar. Diskutimi për Kodin Zgjedhor duhet të fillojë javën e ardhshme. PD dhe LSI insistuan për mos të depolitizuar komisionet. Jemi reflektimi i asaj që duan shumica e shqiptarëve
Ne do të çojmë para marrëveshjen me opozitën jashtë-parlamentare dhe me ju,. Një marrëveshje trepalëshe të arrijë të organizojë zgjedhje të denja.
Edhe marrëveshja e 2017 ishte që PD mori gjysmën e qeverisë, avokatin e popullit garancia ishte që të njihej rezultati i zgjedhjeve, por që nuk ndodhi.
Kuvendi nuk merr urdhra e them për ata jashtë këtë, të tregojnë respekt për deputetët që kanë dalë nga listat e tyre. Po ua them troç jemi dakord për listat e hapura”, tha ai.