Barcelona huazoi Rafinhan te Celta në Spanjë dhe ky i fundit ka bërë mirë. Rivalët e katalanasve duan ta mbajë në skuadër, por nuk mund të paguajnë 16 milionë euro për futbollistin. Klauzola e blerjes është e tillë për mesfushorin, por Celta nuk ka mundësi ekonomike për ta blerë.

Ish-kampionët e Spanjës duan që të nisin bisedimet me Interin. Trajneri Antonio Conte ka shfaqur interes për ta rikthyer në San Siro 27-vjeçarin. Braziliani ka luajtur në Itali dhe e njeh mjaft mirë ambinetin.

Barca ka kontratë deri në vitin 2021 me lojtarin, prandaj synon që ta shesë në mënyrë përfundimtare këtë verë. Drejtuesit nuk duan ta humbasin me parametra zero, prandaj duhet që ta sistemojnë krejtësisht në këtë verë.