Setien do të ulet në stolin e Barcelonës edhe të dielën, kundër Alaves, në ndeshjen e fundit në La Liga për sezonin 2019/20. Numri një i klubit Josep Maria Bartomeu u takua të premten me Quique Setien dhe sipas ‘SPORT’ vendosën që trajneri të ulet në stol edhe për sfidën e fundit kundër Alaves para se të marrin një tjetër vendim.
Pasi La Liga të përfundojë, skuadra do t’i ketë gjashtë ditë pushim para se të rinisë stërvitjet për Champions League, për ndeshjen kundër Napolit. Gjatë kësaj kohe Setien dhe klubi do të ulen sërish dhe do të vendosin se cila është më e mira për skuadrën, pasi Liga e Kampionëve është titulli i vetëm që mund ta shpëtojë Barcelonën.