Barella është gati, Lukaku duhet të presë Interi mund të marrë frymë lirshëm. Për ndeshjen kundër Romës, Interi do të ketë të gatshëm mesfushorin Nicolo Barella, i cili ka munguar në katër sfidat e fundit për shkak të problemeve muskulore.
Ndërsa sa i përket sulmuesit Romelu Lukaku, i cili ka munguar në dy takimet e fundit, situata e tij duhet të vlerësohet dhe më pas të merret një vendim. Ka mundësi ta nisë takimin nga stoli.