Kryeministri Edi Rama eshte pyetur per mungesen e kryetarit te PD Lulzim Basha ne Keshillin Politik, per te mbrojtur propozimin e tij te paradisa diteve qe hapja e listave te diskutohej ne kete tryeze.

“Në këtë moment shikoj më të rëndësishme përmbajtjen e procesit, sesa përmbajtjen e delegacioneve.

Mendoj se kush vjen këtu ka një mandat nga opozita jashtëparlamentare, për mua nuk ka ndonjë dallim nëse vjen Gazment Bardhi apo Lulzim Basha.

Nuk e shoh ku është shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit, kur ne i qëndrojmë asaj marrëveshjeje”, deklaroi Rama.