Ylli i muzikës pop në Britani, Dua Lipa, ka ngjallur një reagim të madh në rrejtet sociale, shoqëruar shpesh me mbështetës të nacionalizmit ekstrem shqiptar. Kështu e nis një artikull BBC, mbi postimin e Dua Lipa dhe reagimet që solli ajo. Lipa postoi një hartë që përfshinte Shqipërinë, Kosovën dhe pjesë të vendeve fqinje të Ballkanit me një përkufizim të fjalës “autoktone”, duke sugjeruar se ato troje u përkasin shqiptarëve. Por ky postim ngjalli reagime të forta edhe nga mbështetësit dhe kritikët. Prindërit e Lipës janë nga Kosova. Ajo lindi pasi u transferua në Mbretërinë e Bashkuar. Në një deklaratë më pas, Lipa tha se refuzoi separatizmin etnik dhe me postimin e saj “kurrë nuk ishte menduar të nxiste ndonjë ur rejtje”.
Lipa u akuzua nga vendet fqinje se favorizoi ekspansionizmin shqiptar pasi e postoi hartën, e cila përbën pjesë të ëndrrave të ashpra nacionaliste për krijimin e një Shqipërisë së Madhe, që do të përfshijë të gjithë shqiptarët etnikë. Ajo hartë pati ngjallur polemika edhe më parë. Një ndeshje futbolli në vitin 2014 midis Shqipërisë dhe Serbisë u ndërpre pas sherrit, pasi mbi stadiumin e Beogradit, një dron që mbante po atë hartë, (me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin), nxiti serbët në përleshje me shqiptarët. Në qendër të mosmarrëveshjes është statusi i Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas fushatës së bombardimeve të Natos, duke i dha fund sundimit të të fortit serb Slobodan Miloseviç atje. Kosova njihet nga SHBA dhe qeveritë kryesore evropiane, por jo nga Serbia dhe aleatët e saj kryesorë, përfshirë Rusinë.