Bayern Munich do të hidhet në su lm për Leo Messin. Kjo është “bo mba” që vjen nga Spanja, pasi ylli argjentinas ka bllokuar negociatat për rinovimin e kontratës.
Marrëveshja e Leos me klubin katalanas skadon në vitin 2021, por një klauzolë e përfshirë në të mund ta lejojë Messin të largohet nga Barcelona që këtë verë.
Numri 10 i Argjentinës fiton 39 milionë euro në sezon aktualisht dhe vetëm një klub i pasur si Bayerni mund t’ia lejojë vetes ta ketë në ekip. Por është edhe një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë: lidhja me Adidas-in. kompania gjermane, përveçse ka si imazh kryesor të saj pikërisht Leon, zotëron edhe 8.33% të aksioneve të Bayernit.
Kështu, pas një jete të kaluar duke parë Messin të mbajë veshur fanellën Nike të Barcelones, kjo do të ishte një mundësi e madhe në nivel komercial për Adidasin. Tifozët bavarezë kanë filluar të ëndërrojnë për atë që do të ishte goditja e shekullit.