Nuk ka asnjë kontakt ndërmjet Monzës dhe Mario Balotellit. Adriano Galliani dhe presidenti Berlusconi nuk duan të kenë SuperMarion në ekipin e tyre. Ata kanë frikë se Balotelli mund t’u prishë skuadrën.
Agjenti i tij Mino Raiola po punon për skuadrën e re të tij. Balotelli ka disa oferta nga Brazili, Turqia dhe Amerika sipas asaj që shkruan Nicolo Schira. Eksperti i merkatos në Itali bën me dije se sulmuesi nuk do të mbetet në vendin e tij.
E ardhmja e Balos mbetet në dyshim, ndërsa duket se largimi nga Brescia ka qenë goditja e fundit në karrierën e tij. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë e ardhmja e futbollistit problematik.