Ndonëse i gjithë vendi është paralizuar për shkak të Covid-19, familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit nuk janë lënë në harresë. Puna për rindërtimin e shtëpive të rrënuara dhe ndihma ndaj familjeve të dëmtuara, nuk ka reshtur as gjatë kësaj periudhe. Krahas Programit të Rindërtimit që po punohet në të gjitha zonat e prekura, brenda muajit maj, në bashkëpunim me Fundjavë Ndryshe, 6 familje do të mund të hyjnë në banesa të reja. Këto apartamente, prej tyre 4 në Durrës dhe 2 në Tiranë janë blerë së fundmi nga fondacioni Fundjavë Ndryshe falë donacioneve e mundësuara nga kompania Philip Morris. Si shumë kompani të tjera që u gjetën pranë familjeve të prekura nga tërmeti që tronditi Shqipërinë, PMI dhuroi 300,000 $ në ndihmë të tyre.
Tërmeti me mahniture 6.4 rihter që goditi në afërsi të Durrësit dhe Tiranës më 26 nëntor shkaktoi 51-viktima dhe rreth 900 të plagosur. Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Mbrojtjes u prekën mijëra njerëz, më shumë se 1200 persona janë evakuuar në Thumanë, Tiranë, Durrës, Krujë dhe Lezhë dhe rreth 4000 persona humbën shtëpitë e tyre, ku një pjesë u shpallën të pabanueshme. Në këtë fatkeqësi natyrore thirrjes së Fondacionit Fundjavë Ndryshe iu përgjigjën rreth 75 mijë donator. Ndër to ishin dhe kompani të njohur ndërkombëtare, ku Philip Morris dhuroi 300,000 $ dhe Amazon me një kontribut prej 240,000$. Si rezultat i donacioneve të mbledhura anë e mbanë botës, jo vetëm nga kompani por dhe individë, u mblodhën afro 2 milionë dollarë, të cilat do të shërbejnë për ndërtimin, rikonstruktimin e shtëpive të shkatërruara.