Banorët e Kolonjës përgjatë viteve të fundit i janë larguar asaj. Kryesisht të rinjtë zgjedhin emigracionin apo të jetojnë në qytete të tjera të Shqipërisë sepse këtu perspektiva është e pakët. Por mes tyre ka edhe të rinj që zgjedhin të qëndrojnë këtu, të punojnë tokën dhe të përfitojnë prej saj dhe tashmë tregu i bimëve medicinale duket se është një hapësirë e re për punësimin e tyre.
Albi dhe Ervina janë dy të rinj nga fshati Prodan që kanë nisur kultivimin e tokave të tyre me bimë medicinale ndërsa e konsiderojnë të rëndësishme punën e tokës dhe qëndrimin e të rinjve në vend.
U desh pak mbështetje që ata të merrnin këtë nismë ku përveç mbështetjes financiare është siguruar edhe tregu për bimët medicinave.
Për vite të tëra mali i Gramozit ka qenë shpresa e vetme për banorët e Kolonjës që të sigurojnë jetesën me bimët që mbledhin ndërsa edhe Bashkia Kolonjë në bashkëpunim me ambasadën zviceriane po përpiqen të ofrojnë mbështetje për ta.