Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. “Le të jetë kjo ditë e faljes, sakrificës dhe e dashurisë, burim frymëzimi për të gjithë ne, për të pastruar zemrat tona e bërë vepra të mira” – shkruan ministri në një reagim në Facebook.
Ministri thekson se ky bajram është pak më ndryshe për shkak të pandemisë. Sipas tij, nevoja e kujdesit për njëri-tjetrin sot na detyron të respektojmë çdo rregull të institucioneve shëndetësore. “Sidoqoftë, kjo nuk e zhbën asesi domosdoshmërinë e përafrimit të zemrave mes njerëzve, lartësimit shpirtëror të myslimanëve dhe adhurimin e pakushtëzuar e të përulur ndaj Zotit” – shprehet ai. Ministri Cakaj i shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë.