Chelsea është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Bayer Leverkusen, Kai Havertz, i cili ka shkëlqyer në Bundesligë këtë sezon. Sipas The Athletic, ylli gjerman do t’i bashkohet të kaltërve të Londrës këtë verë, transmeton Gazeta Express. Një numër i madh i klubeve evropiane kanë shfaqur interesim për 21-vjeçarin gjatë kësaj vere, por duket se destinacioni i tij është përcaktuar.
Chelsea është klubi i vetëm që ka shprehur gatishmëri ta paguajë çmimin e lartë që klubi gjerman ia ka caktuar atij. Edhe vetë Havertz është i hapur për t’iu bashkuar Chelseat, i cili është duke u bërë gati t’i derdhë rreth 80 milionë euro në arkat e Leverkusenit për shërbimet e tij.