Greqia njoftoi do të hapë gjashtë portet e saj më të mëdha për kroçerat turistike duke filluar nga e shtuna, pasi ato u ndalën për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. “Të gjithë udhëtarët janë të mirëpritur në Greqi”, tha sot ministri grek i Turizmit Haris Theocharis. Vendi do të hapë portet në Pire, Rodos, Heraklion, Volos, Korfuz dhe Katakolon.

Ai gjithashtu u kërkoi operatorëve të anijeve të lundrimit që të zgjasin ofertat e tyre deri në fund të vitit, në vend që të përfundonin sezonin në fillim të nëntorit, siç bëjnë zakonisht. Qeveria greke vendosi kufizime të ashpra që pas fillimit të pandemisë. Kjo ka ndihmuar që vendi të mbajë numrin e infeksioneve koronavirus ndër më të ulëtit në Europë.