Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ishin padyshim një nga çiftet më të bukura dhe më të komentuara në showbiz-in shqiptar, edhe pse për shumë kohë e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre. Mirëpo pas një romance që mesa duket nuk shkoi si duhej, erdhi edhe lajmi nga ndarja e papritur. Lajmin aso kohe e bëri vetë më dije Dafina në një intervistë.

Por si duket dyshja nuk i ka dhënë fund lidhjes përfundimisht, dhe ne ende nuk po kuptojmë se çfarë po ndodh mes tyre. Kemi parë që shpesh Dafina ndan komente më Dj Geek, por kohët e fundit nuk kanë munguar as edhe momentet romantike mes tyre.

Ata kanë shijuar plazhin e bukur të jugut, ku na kanë treguar se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi Geek ka shpërndarë një video me Dafinën, ku shihen të shtrirë pranë njëri-tjetrit, teksa shijojnë nga një gotë verë.

Ndërsa në një postim tjetër shihet Dafina dhe Geek të dy bashkë në plazh.