Në vijim të thirrjeve publike që na vijnë nga të famshëm shqiptarë për vendosjen e Kosovës në hartën dixhitale të kompanisë Apple, nuk duhet humbur as reagimi i Dafina Zeqirit. Këngëtarja ka reaguar publikisht sot dhe i ka kërkuar shpjegim kompanisë për mos theksimin e kufijve territorialë të Kosovës në hartë, duke e bërë atë të duket sikur është pjesë e Serbisë.
“@apple ne po presim #vendoskosovënnëhartë Ky është turp, veçanërisht nga një kompani amerikane (Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet në 17 shkurt 2008. Është viti 2020! Pse akoma nuk jemi në hartë?
Ndërkohë, online ka nisur një peticion për të vendosur Kosovën në hartë. Peticioni nisi pasi në “Apple Maps” vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë paraqitet ndryshe nga ajo që është përdorur për vendet e tjera dhe në të duket sikur Prishtina është pjesë e Serbisë. Kufiri i Kosovës në hartë është i ngjyrosur me një rozë të lehtë gati të padallueshme, emri i vendit nuk shkruhet dhe në të është shënuar vetëm kryeqyteti Prishtina.