Dafina Zeqiri dhe Jonida Maliqi kanë bërë ‘xing’ me të njëjtën veshje, e cila ka “vjedhur” menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Pak ditë më parë ishte Jonida ajo e cila publikoi pozat nga seti i fundit fotografik, ku u shfaq e kuruar deri në detaje dhe e kombinuar me xhaketën e firmës së njohur ‘Balmain’ në ngjyrë të zezë dhe elementë në ngjyrë të bardhë.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, Dafina ka zgjedhur po të njëjtin “look” gjatë intervistës me fëmijë në ‘Në kurthin e Piter Pan’. Me një kërkim të shpejtë në faqen zyrtare të ‘Balmain’, vihet re se modelet e ngjashme me këtë xhaketë arrijnë shifrat nga 3000€ dhe më shumë.