Princesha Beatrice, mbesa e mbretëreshës Elizabeth II dhe vajza e Princit Andrew, u martua më 17 korrik me biznesmenin italian Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor, njoftoi Buckingham Palace. Dasma ishte planifikuar më 29 maj në Londër, por u shty për shkak rë pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë që data e re nuk ishte njoftuar dhe ishte një surprizë për të gjithë. Ditën e sotme Buckingham Palace ka shpërndarë dhe disa foto zyrtare të nuses dhe dhëndrit. Në dasmë nuk kanë qenë më shumë se 30 familjarë të çiftit.

Beatrice mbante të njëjtën kurorë që kishte edhe mbretëresha Elisabeth kur u martua në vitin 1947. “Ceremonia “private” u mbajt të premten në mëngjes në Kapelën Mbretërore të Windsor, në prani të mbretëreshës Elizabeth II (94 vjeçe), bashkëshortit të saj Prince Philip (99 vjeç) dhe “familjes së ngushtë” së princesha Beatrice dhe kjo konform rekomandimeve të qeverisë për të luftën kundër koronavirusit të ri”, raportoi sipas pallatit të Buckingham. Princesha Beatrice, 31 vjeçe, është vajza e Andreë, djali i dytë i mbretëreshës Elizabeth II, dhe Sarah Ferguson. Prindërit e saj janë të divorcuar. Edoardo Mapelli Mozzi, 37 vjeç, është një manjat i pasurive të patundshme. Ai është i divorcuar dhe tashmë babai i një djali të vogël.