Korea e Veriut është një nga vendet e pakta në botë, ku nuk raportohet asnjë person i prekur nga Covid 19. Sipas OBSH vendi komunist ka testuar 1,211 persona për koronavirusin më 16 korrik, dhe të gjitha këto teste rezultuan negative. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i OBSH në Korenë e Veriut, Edëin Salvador për CNN, i cili shtoi se të gjitha institucionet edukative në vend, duke përfshirë edhe parashkollorët, janë tashmë në pushimet e verës që do të zgjasin dy muaj më shumë se zakonisht. Aktualisht, 696 koreano-veriorë janë në karantinë. Ata janë të gjithë punonjës që punonin në portin Nampo dhe nga kufiri Sinuiju-Dandong mes Koresë së Veriut dhe Kinës.
“Rritja e numrit të personave të karantinuar vjen si shkak i rritjes së mallrave që vijnë në vend nga rrugët e Nampo dhe Sinuiju-Dangdong. Medikamenteve dhe produkteve medicinale si vaksina dhe produkteve të tjera të lidhura me Covid-19 po u jepet prioritet dhe po transportohen përtej kufirit,” shtoi Salvador. Sipas OBSH, 15 laboratorë janë dizajnuar për testimin e koronavirusit në Korenë e Veriut, duke përfshirë këtu edhe laboratorët provincialë. Po ashtu, Koreja e Veriut po kontrollon gjithashtu temperaturën e njerëzve duke përdorur termometra me infra të kuqe, duke siguruar edhe lehtësira për larjen e duarve dhe dezinfektues në të gjitha vendet publike, përfshirë qendrat tregtare, restorantet dhe hotelet.