Mesdheu është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të personave “VIP” në botë. Së fundmi në hartën e ndalimit është piketuar edhe Shqipëria, ku jo më larg se tre ditë më parë, në portin e Durrësit ka stopuar edhe një nga personazhet më të pasur të rrjetit, Dan Bilzerian.

Jahti i tij është parë në portin e Durrësit, ku sipas dëshmitarëve dëgjohej muzikë e lartë që vinte nga jahti. Dan Bilzerian (Mbreti i Instagramit) ndiqet pothuajse nga 28 milionë njerëz në llogarinë e tij të Instagramit ku është shumë aktiv dhe poston foto e video nga jeta e shfrenuar dhe luksoze. Bilzerian ka treguar se pasurinë gjatë jetës së tij e krijuar përmes pokerit, ku arriti të bëhej personi më i suksesshëm në botë.