Ajo e së enjtes ka qenë një mbrëmje e rëndësishme për Manchester United dhe David de Gea. Portieri spanjoll i Djajve të Kuq ka vendosur një rekord për sa i takon numrit të ndeshjeve të luajtura nga futbollistët e huaj në Premier League.

Spanjolli ka koleksionuar 39 sfida në kategorinë kryesore të futbollit anglez (të gjitha me United), duke mposhtur danezin Peter Schmeichel, i ndalur në 398.

Manchester United ka festuar fitoren 3-0 ndaj Aston Villa-s dhe rekordin e portierit. Menjëherë pas ndeshjes, De Gea ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për ish-legjendën e Djajve:

“399 ndeshje. Më fal Schmeichel, por është një nder të kalosh një legjendë si ti”, ka shkruar portieri në Instagram.