Debat me tone të ashpra në takimin e sotëm te Keshillit Politik mes Rudina Hajdarit dhe dy përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Bëhet me dije se shkak për debatin kanë qënë ndryshimet në Kushtetutë.

Ishte Petrit Vasili ai që shprehu qëndrimin e tij kundër nismës dhe kërkoi që ajo të hiqej nga rendi i ditës në Kuvend, dhe pikërisht në këtë moment ka ardhur edhe ndërhyrja e ashpër nga Hajdari. Mësohet se në fjalën e saj, Rudina i akuzoi se janë kundër hapjes së listave edhe pse çështja është diskutuar me ekspertët në Këshill.

“Jeni kundër listave, është diskutuar edhe në Këshill. Opozita parlamentare qe ju nuk e njihni ka në dorë edhe votimin e këtyre ligjeve qe u kaluan sot e qe duan shumicë të cilësuar si kodi penal apo kodi procedurës penale.

Doni apo nuk doni hapjen e listave nuk e pengoni dot,”-mësohet se është shprehur Hajdari. Nga ky moment replikat kanë vijuar me përfaqësuesin e PD-së Oerd Bylykbashi, i cili i rikujtoi Hajdarit se ajo nuk e dorëzoi mandatin si deputete.